Ruci Te perfundojme reformat. Zbatoni rekomandimet e ODIHR

Kuvendi e ka nisur seancën plenare të së enjtes me një minutë heshtje në nderim të viktimave të tragjedisë së Himarës.
Menjëherë pas kësaj ishte kryetari i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruçi, i cili në lidhje me këtë ngjarje e gjithë klasa politike duhet të nxjerrë përgjegjësitë që i takojnë.
"Organet kompetente duhet të bëjnë punën e tyre, por politika duhet të kishte bërë shumë në planin legjislativ për të parandaluar dhe për të pakësuar aksidente të tilla", tha Ruçi.
Ndërkohë duke folur për rendin e ditës, Ruçi kërkoi që sot të diskutohen reforma zgjedhore dhe ajo parlamentare.
"Në këtë seancë duhet të shqyrtonim dy reforma për të cilat ka përfunduar afati", tha Ruçi. Kryetari i deputetëve socialistë theksoi se ODIHR,në një prej rekomandimeve të veta, kërkon rikompozimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,por sipas Rucit, këtë Kryeministri bën sikur nuk e lexon, e pikërisht këtu ka mbetur edhe reforma zgjedhore.
Ndërkohë kryetari i grupit kuvendor demokrat Astrit Patozi u shpreh se sot do të kishte qenë e udhës të përfundohej puna për reformat parlamentare dhe zgjedhore.
Patozi akuzoi opozitën se po kërkon të bllokojë reformat dhe të pengojë zbatimin e sugjerimeve të komisionerit për Zgjerimin, Shtefan Fyle.
"Maxhoranca i ka votat për të zgjedhur presidentin e vetme, por nuk ka votat për të miratuar reformat. Opozita nuk i ka votat për të zgjedhur presidentin e vetme, por i ka votat për të bllokuar reformat", tha Patozi.