E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruci leter Fyles per hetimin e zgjedhjeve

Gjithashtu Letra u eshte derguar edhe kryetareve te grupeve politike ne PE si Martin Schulz dhe Joseph Daul.

Nepermjet kesaj letre une do te doja tju informoj se PS dhe Grupit Parlamentar pershendet Rezoluten e Parlamentit Evropian per Shqiperine te miratuar ne Strasburg me 8 korrik 2010 si nje dokument shume i rendesishem qe permban hapa te rendesishem qe duhet te ndermerren nga aktoret kryesore politike ne Shqiperi ne menyre qe te mbeshtetet procesi i integrimit evropian te vendit tone shkruhet ne leter.

Me qellim te zbatimit te plote te kesaj rezolute dhe ne perputhje me perpjekjet e vazhdueshme dhe kerkesat e institucioneve te BE-se per nje zgjidhje te shpejte te krizes politike ne vend kemi kerkuar rivendosjen e dialogut politik me shumicen qeveritare ne menyre qe se bashku te identifikojme hapat e nevojshem per zgjidhjen e krizes se tanishme politike. Pas kerkeses sone publike ne kete aspekt gjate gjysmes se dyte te korrik 2010 udheheqesit e opozites dhe shumices grupeve parlamentare u takuan ne disa raunde te bisedimeve per te arritur nje zgjidhje te pershtatshme per krizen e tanishme por per fat te keq takimet ishin te pasuksesshme dhe nuk dhane ndonje rezultat konkret thuhet me tej.

Ne vazhdim te perpjekjeve tona te vazhdueshme ne rruge drejt negociatave te mundshme ne fund korrik 2010 i kemi derguar nje dokument konfidencial te shumices qeveritare e cila permban nje oferte te plote politike dhe ligjore per zgjidhje te shpejte dhe te plote te krizes politike ne vend. Oferta jone politike perfshin nje projekt-marreveshje ne mes Demokratike dhe Partise Socialiste qe do te beje te mundur nje zgjidhje te menjehershme dhe te plote e krizes politike ne vend bazuar ne parimet e kushtetutshmerise dhe transparences dhe hap nje faqe te re te bashkepunimit afatgjate midis dy paleve.

Me tej ne leter Ruci shkruan se PS-ja ka kerkuar hetim te zgjedhjeve duke nisur fillimisht me materialet zgjedhore. Kemi propozuar qe procesi hetimor parlamentar te filloje me inspektimin e nje pjese e materialeve zgjedhore duke perfshire listat e votuesve procesverbaletetj ndersa me lidhje me fletet e votimit kemi propozuar qe ti drejtohemi Komisionit te Venecias. Per fat te keq qeveria ka abuzuar e tolerancen e opozites. Ndersa ne kemi kerkuar qe te ofrojne nje zgjidhje me konstruktive per krizen Qeveria u pergjigj duke u kthyer ne pozicionin qe ajo e ka ruajtur qe prej nje vit me pare.

Reagimi i qeverise nuk e perkrah fillimin e procesit te hetimeve pa marre nje pergjigje nga Venecia. Ne mbetemi tejet te shqetesuar per shkak se nje veprim i tille do te perbente nje goditje te rende per demokracise tone parlamentare dhe per perpjekjet per dialogun politik ne vend. Ai do ti jape fund cdo opsion per dialog ne te ardhmen politike dhe bashkepunimit midis paleve. Kriza politike ne vend do te te hyje ne nje rruge pa kthim demokracia do te jene ne rrezik serioz dhe kriteret e Kopenhages per zgjedhje te lira dhe te ndershme do te ishin rrezikuar seriozisht. shkruhet me tej.

2010-09-17 0847

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›