Ruci nderkombetareve Mazhoranca masa kunder Opozites
Kreu i grupit parlamentar te PS-se Gramoz Ruci u ka drejtuar nje leter te gjithe trupave diplomatike ne vendin tone ne te cilen ka theksuar perpjekjet e mazhorances per te dobesuar rolin e opozites bazuar kjo ne zhvillimet e fundit ne Kuvend.
Ruci nenvizon se mazhoranca ka ndryshuar ne menyre te njeanshme rregulloren e Kuvendit per te pesten here brenda legjislacionit dhe se po ndjek nje rruge qe konsiston ne marrjen e masave represive kunder opozites.
Sipas Rucit kjo eshte nje arsye pse dialogu politik eshte perkeqesuar dhe se nga ana e kryetares se Kuvendit po abuzohet vecanerisht permes nderprerjes se debateve mbi projektligjet dhe imponimit te vendimeve te njeanshme ne konferencen e kryetareve.
Gramoz Ruci permendi si rast me te fundit perjashtimin e deputetit socialist Taulant Balla pasi ai po i zbulonte publikut aferat korruptive ku jane perfshire pjesetaret e qeverise perfshire dhe Kryeministrin.
Ne kete seance kryetarja e kuvendit vendosi ta nderprese debatin parlamentar ne menyre te njeanshme ne kundershtim me Rregulloren e Kuvendit dhe te ndeshkoje deputetin per shpifje.
Kreu i grupit parlamentar thekson gjithashtu ne letren e tij se nuk eshte marre parasysh permbushja e dymbedhjete prioriteteve te parashtruara nga Komisioni Evropian ne opinionin mbi Shqiperine.
Grupi Parlamentar i Partise Socialiste ne fund te vitit te shkuar paraqiti nje rezolute ku merrej parasysh permbushja e dymbedhjete prioriteteve te cilat nder te tjera perfshijne nje reforme te thelle parlamentare si dhe reforma qe do te sillnin perfitime te prekshme per qytetaret.
Per fat te keq mazhoranca qeverisese e refuzoi rezoluten tone nenvizoi Ruci.
Ai thekson se ne ju apelojme partnereve tane nderkombetare te marrin ne konsiderate faktet e permendura me lart te cilat po demtojne funksionimin e demokracise ne Shqiperi dhe po pengojne reformat e rendesishme qe nevojiten per progresin e vendit ne rrugen drejt integrimit evropian dhe vendosjes se shtetit ligjor.