E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruçi:Sot skadoi afati, Berisha të zgjidh krizën

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Ruçi duke folur në seancën plenare theksoi se sot skadoi afati 2 javor i dhënë nga ndërkombëtarët prandaj Berisha duhet të zgjidh krizën.
"Sot u mbushën dy javë të lëna për herë të parë pas shumë kohësh për të zgjidhur krizën dhe kryeministri në vend që të kishte një haber të mirë për zgjidhjen e krizës vjen dhe përshëndet vendimet e Brukselit" theksoi Ruçi.
"Shqetësimi jonë është se ju po e vrisni ëndrrën dhe ju duhet të plotësoni detyrat që ju kërkon Bruskeli dhe të zhbllokini krizën" theksoi Ruçi duke shtuar se nëse nuk plotësohen këto kushte atëherë ai do të jetë vrasësi i ëndrrës europiane të shqiptarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›