Ruhen koalicionet në Gjilan

Koalicionet partiake që mbështesin dy kandidatët për kryetar të Gjilanit, Qemajl Mustafën e PDK’së dhe Fatmir Rexhepin e LDK’së kanë mbetur stabile edhe pas mospajtimeve që Fatmir Sejdiu ka pasur me Ramush Haradinaj rreth zgjedhjeve nacionale në vend.
Po ashtu, në këto koalicione nuk ka ndikuar as shkrirja e ORA’s në LDK.
Dy kandidatët që vazhdojnë garën për karrigen e njeriut të parë në Gjilan kanë thënë të premten për Express se shkojnë në balotazh të ri duke pasur pas vete mbështetësit e mëparshëm.
Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon ta ketë prapa Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Dardanisë, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës mbështetet nga Aleanca Kosova e Re, ORA si dhe nga katër parti të vogla.
“Po, jemi njësoj. Përveç ORA’s dhe AKR’së janë edhe katër subjekte të vogla, PSD’ja, PD’ja dhe është KDTP’ja e turqve”, ka thënë Qemajl Mustafa, kandidat i PDK’së për kryetar të Gjilanit.
Edhe Fatmir Rexhepi ka konfirmuar se LDK’ja mbështetet në AAK’në dhe LDD’në, duke u shprehur i sigurt për fitore.
“Kemi bindje të thellë se 14 marsi do të jetë fitore e këtij koalicioni dhe fitore imja si përfaqësues i këtij koalicioni”, ka thënë ai.
Pas takimit të Presidentit Sejdiu me kreun e AAK’së, Haradinaj, është përmendur mundësia që AAK’ja mos të mbështesë Fatmir Rexhepin në përsëritjen e balotazhit më 14 mars në Gjilan.
Kjo është mohuar nga Fatmir Rexhepi, i cili shprehet i bindur se LDK’ja dhe AAK’ja do të garojnë si koalicion edhe në zgjedhjet e ardhshme nacionale, pavarësisht se oferta e Haradinajt për një koalicion të tillë është hedhur poshtë nga Sejdiu.
Të dy kandidatët kanë ripërsëritur se fitorja në Gjilan është shumë e rëndësishme për partitë e tyre dhe se për të arritur këtë nuk do të mungojë as ndihma nga qendra.
Mustafa po ashtu shprehet i bindur në fitore.
“Është një interes më madhor i partisë, sepse ka mbetur komuna e fundit dhe padrejtësisht po kthehet në rivotim dhe është e interesuar jashtëzakonisht për këtë. Dhe, nuk kemi asnjë dilemë, as ne këtu, as qendra se kjo do të jetë një rikonfirmim i fitores së PDK’së.
Kandidati i PDK’së, Qemajl Mustafa, ka dalë bindshëm i pari në rrethin e parë zgjedhor më 15 nëntor, por edhe në balotazhin e 13 dhjetorit. Rezultati i rrethit të dytë nuk është certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për shkak të parregullsive të gjetura nga KZAP’ja.