Ruli per heqjen e TVSH-se I ben markat Made in Albania me konkuruese

Lehtësirat fiskale, modernizimi i linjave të përpunimit e teknologjive dhe së fundmi heqja e tvsh-së për makineritë bujqësore i bën markat “Made in Albania” më konkurruese në tregjet rajonale dhe europiane.
Këtë e domonstron më së miri kjo fermë moderne e prodhimit dhe përpunimit të qumështit.
“Ajo çka u lançua së fundmi nga vetë kryeministri si reformë, sidomos për të nxitur prodhimin bujqësor dhe blegtoral, pikërisht këtë ka si synim që ta bëjmë prodhimin tonë akoma më konkurrues. Prandaj çlirimi nga TVSH-ja i makinerive dhe paisjeve për gjithë llojet e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale, të industrive të përpunimit, padyshim do të nxisë këtë sektor. Industria e qumështit në veçanti ka pasur rritjen më të shpejtë, po të mendojmë që gjysmën e investimeve të sektorit agroindustrial e zë kjo industri.
Përvec heqjes së TVSH-së për makineritë një tjetër propozim i ministrisë së bujqësisë pritet të miratohet për heqjen e TVSH-së edhe për bagëtitë e racave të pastra.
Ne kemi bërë kërkesë si ministri dhe më vjen mirë që gjejmë mbështetje dhe nga ju si biznes, që varietet me fuqi të lartë gjenetike ne të mund t`i përjashtojmë nga TVSH. Pra mëshqerra, dele apo dhi që ne i importojmë për të fuqizuar dhe shërbejnë për përmirësimin racor do t`i përjashtojmë nga TVSH-ja. Kjo besoj është një lehtësi e madhe si për prodhimin mishit ashtu dhe të qumështit”,.
Heqja e këtyre barrave fiskale është vlerësuar maksimalisht nga sipërmarrësit.
“Ne si fermerë jemi të kompletuar me mekanikë bujqësore. Tani do marr mjete të tjera dhe po presim hyrjen në fuqi të vendimit për heqjen e TVSH-së, që besoj do të na ndihmojë shumë”
Mbështetja për bujqësinë, blegtorinë dhe agropërpunimin është një nga prioritetet e qeverisë.