Rumani: Dy adoleshentë humbin jetën / Përplasen me pemën pasi fikën dritat e makinës për një sfidë ne Tik Tok

Dy të rinj në Rumani humbën jetën pasi tentuan të përsërisnin një sfidë që qarkullon në TikTok. Njëri nga shokët mbijetoi dhe tregoi çfarë ndodhi pak sekonda para përplasjes.
Një sfidë që qarkullon në TikTok ka përfunduar në tragjedi në Rumani, ku dy adoleshentë, 18 dhe 19 vjeç, humbën jetën pasi fikën dritat e makinës gjatë lëvizjes me shpejtwsi për të realizuar një video.
Gjatë udhëtimit natën, shoferi fiku dritat e makinës për pak sekonda. Pasi i ndezi sërish, shtoi shpejtësinë, por në një kthesë humbi kontrollin e automjetit, i cili doli nga rruga dhe u përplas me një pemë.
I vetmi i mbijetuar, që ndodhej në sediljen e pasme, tha se gjithçka ndodhi brenda pak çastesh.