Rumani, tekniku tenton vetëvrasjen në parlament
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e të enjtes në parlamentin rumun. Një punonjës i televizionit publik rumun, është hedhur nga ballkoni i parlamentit ndërsa kryeministri Emil Bok, po mbante fjalim lidhur me një ligj për pagat në administratën publike. Sipas deputeteve, në momentin e hedhjes, tekniku i TVR-së tha këto fjale: - Ju i morët frymën fëmijëve të mi, vratë të ardhmen e tyre. Sipas kolegeve të tij, një prej fëmijëve të punonjësit të televizionit publik rumun ishte në gjendje të rendë shëndetësore, kjo për shkak edhe të mungesës se lekeve për të blere ilaçet. Sipas njoftimeve, tekniku i TVR-së, theu këmbët dhe ka pësuar fraktura në hundë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Pas kësaj ngjarje të pazakonte, parlamenti rumun ka shtyrë seancën.
Shpërndaje