Runi: Mesi me Maradonën, më të mirët e kohëve

Të rinj në moshë dhe shumë të fortë, të dy të një niveli superior kundrejt talenteve të tjerë, por të pakrahasueshëm me njëri-tjetrit. Runi është i qartë, “Lionel Mesi? Ai është i një tjetër kategorie”, dhe e thotë një gjë të tillë për revistën prestigjioze gjermane “Kicker”, duke nderuar atë, që sipas tij (dhe jo vetëm) është pasardhësi i vërtetë dhe unik i Diego Armando Maradonës.
“Mesi është i pabesueshëm, i jashtëzakonshëm.Sipas meje është dukshëm përpara të gjithë të tjerëve, është i një tjetër kategorie. Ai dhe Diego Madarona janë më të mirët e të gjitha kohërave”, ka vazhduar sulmuesi i Anglisë, i thirrur në kombëtaren e tij të udhëhequr të skuadrën sa më lart që të jetë e mundur. Të vësh veten në një nivel inferior në krahasim me Mesin, është një dush i bukur ndershmërie për Runin, i cili megjithatë është cilësuar gati nga e gjithë bota si një nga pesë sulmuesit më të mirë në qarkullim, dhe do të jetë edhe për shumë kohë falë moshës së tij të re.
Më pas e pyesin dhe cilin do të preferonte në krahun e tij në sulm mes “Pleshtit” dhe ish-shokut te Mançesteri, Kristiano Ronaldon. Ai nuk ka dyshim për përgjigjen që duhet të japë: “Nuk besoj se përgjigjja do t’i pëlqente Ronaldos. Preferoj Mesin, shton ai. Në vitet e fundit ka sjellë një nivel tjetër loje, ka sjellë tensionin dhe kualitetin e spektaklit. Ronaldo është i kategorisë së parë, kam luajtur me të dhe është një lojtar i nivelit botëror. Por këtë vit Mesi është thjeshtë i një tjetër kategorie”.