E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruseti: Rama përpiqet që të përdhosë këtë konkurs

Suela Ruseti, zëdhënesja e kryetares së Kuvendit, në një deklaratë për shtyp iu kundërpërgjigj deklaratave të dhena nga PS-ja në lidhje me prezantimin e maketeve te parlamentit të ri të Shqipërisë.
 

Zëdhënesja akuzoi kreun e PS-së Rama, i cili sipas saj, përpiqet që të përdhosë këtë konkurs të drejtë. Kompleksi i ri që do të ngrihet tek Piramida aktuale do të ketë një hapësirë prej 17 mijë metra katrore.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjatë prezantimit të elementëve kryesorë të çdo maketi, eshtë shprehur se kompleksi i ri parlamentar do të jetë monumenti i kombit dhe demokracisë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›