Rusi Del nga pista nje avion gjate zbritjes emergjente

Nje avion udhetaresh doli nga pista gjate nje zbritjeje emergjente duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe duke lenduar 83 te tjere.
Autoritetet thane se aeroplani i tipit Tupolev-154 i shoqerise ajrore Dagestan Airlines u ngrit nga nje aeroport ne rrethinat e Moskes me 176 udhetare ne bord. Por avioni beri zbritje emergjente ne nje aeroport tjeter te Moskes ku rreshqiti nga pista dhe u nda ne tri pjese.
Zyrtaret thane se piloti i avionit prodhim i viteve 1970 njoftoi se dy nga tre motoret deshtuan 80 kilometra nga pikenisja ne nje lartesi prej 9.100 metrash ndersa i treti deshtoi gjate zbritjes. Avioni kishte per destinacion Mahac-kallen kryeqytetin e rajonit te Dagestanit ne jug te Rusise.