E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rusi: Kemi kapacitetet për të vijuar më tej procesin e vlerësimit kalimtar të magjistratëve

TIRANË, 16 dhjetor /ATSH/ Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi në fjalën e tij në konferencën që shënoi përfundimin e mandatit kushtetues të KPK dhe institucionit të Komisionerëve Publikë (KP), u shpreh se KLGJ i ka të gjitha kapacitet administrative e ligjore për të vijuar më tej procesin e vlerësimit kalimtar për magjistratët.

Rusi theksoi se KLGJ në vlerësimin kalimtar, do të jetë i bazuar në disa parametra: shpejtësinë, profesionalizimin dhe transparencën.

“KLGJ i ka demonstruar kapacitetet e veta për 3 komponentë në të cilët procesi i vetting-ut është bazuar, që janë: vlerësimi etik dhe profesional, i figurës dhe pasurisë. KLGJ që kur është formatuar, është ideuar që nëse do të vijë një moment, kur mandati i disa organeve që kanë kryer vlerësimin kalimtar të magjistratëve do të përfundonte, do ta vijonte më tej KLGJ”, u shpreh Rusi.

“KLGJ i ka të gjitha kapacitetet administrative ligjore për të vijuar më tej procesin e vlerësimit kalimtar për të mirën e vendit dhe do të jetë i bazuar në disa parametra: shpejtësinë, profesionalizimin dhe transparencën. Suksese ata që kanë kontribuar në këtë proces, vlerësim për punë e tyre. Kjo është puna jonë dhe ne do ta bëjmë në të mirën e Shqipërisë”, tha ai.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›