E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi, Navalni akuzon për manipulim të rezultatit zgjedhor

Lideri opozitar rus, Aleksei Navalni, ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve për kreun e Moskës janë falsifikuar.

Navalni i ka bërë këto akuza teksa po shkon drejt fundit numërimi i votave, rezultati i të cilave tregon se kandidati i përkrahur nga pushteti, Sergei Sobyanin ka fituar rreth 51 % të votave, ndërsa Navalni 27 %.

Me mbi 50 të votave të fituara, Sobyanin do të shpallej fitues pa pasur nevojë për një raund të dytë përballë Navalnit.

Aleksei Navalni ka thënë se numërimi i votave është manipuluar ndërsa është kërcënuar se do të realizojë protesta nëse autoritetet nuk tregojnë se Sobyanin ka fituar më pak se 50 %.

Atë që po ndodhë ne e quajmë falsifikim që po orkestrohet nga zyra e kryebashkiakut të Moskës dhe shtabit zgjedhor të Sergei Sobyanin tha ai.

Pjesëmarrja në zgjedhjet për kreun e Moskës raportohet se ka qenë 26.5%.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›