E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi Putin ben betimin si President

Vladimir Putin është betuar si president i Rusisë në mandatin e tij të tretë në këtë post, në një ceremoni shumë luksoze të mbajtur ditën e sotme në Kremlin.

Rreth 3 mijë mysafirë kanë marrë pjesë në këtë ngjarje, përfshirë anëtarë të Këshillit të Federatës, deputetët e Dumas shtetërore ruse, gjykatësit e Gjykatave Supreme dhe asaj Kushtetuese, si dhe përfaqësues të misioneve të huaja diplomatike. Në fillim të ceremonisë ka mbajtur fjalën e tij të lamtumirës ish-presidenti Medvedev, i cili veç të tjerave ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe ka uruar presidentin e ri për një punë të suksesshme në të mirë të popullit.

Putin vjen në këtë post për here të tretë pas një shkëputjeje 4-vjeçare, kur mbajti postin e kryeministrit të Rusisë, ndërkohë që do të qëndrojë në krye të Presidencës ruse për një mandat 6-vjeçar.

Zgjedhjet e fundit në Rusi u shoqëruan me incidente të shumta, akuza për manipulim të rezultateve nga ana e opozitës si dhe revolta të shumta kundër rikthimit të Putinit në presidencë, të cilat nuk kanë munguar, madje edhe një ditë përpara se presidenti i ri të bënte betimin, gjatë të cilave morën pjesë me mijëra njerëz. Policia u konfrontua me protestuesit gjatë trazirave të një dite më parë dhe arrestoi më shumë se 400 persona, duke përfshirë edhe disa udhëheqës të opozitës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›