E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, Putin viziton vendin e tragjedisë në Smolenski

Kryeministri rus Vladimir Putin ka qenë ditën e shtune në vendin ku u rrëzua avioni me të cilin po udhëtonte presidenti polak Lech Kaczinski dhe 95 persona të tjerë, ndër të cilët shumë politikanë polakë, njoftuan mediat ruse. Në vendngjarje, në Smonaleski, së bashku me kryeministrin Putin ka qenë dhe është takuar me kryeministrin polak Donald Tusk i cili kishte udhëtuar drejt Rusisë. Në vendin e ngjarjes, në Smolensk, aktualisht ndodhet ministri rus i Mbrojtjes Civile, Serghiei Shojgu, ministri i Brendshëm, Rashid Nurgaliev dhe ai i transporteve, Igor Levitin. Gjithashtu së bashku me kryeministrin rus ka qenë edhe ministri i jashtëm rus, Sergei Ivanov. Përpara se të fliste për reporterët e pranishëm kryeministri rus ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimave dhe të presidentit të ndjerë Lech Kaczinski.
"Qeveria jonë do të krijojë të gjitha kushtet që të afërmit e viktimave të gjejnë dhe të identifikojnë sa më shpejt që të jetë e mundur trupa e njerëzve të tyre të afërm. E gjitha Rusia i mbështet të gjithë njerëzit që kanë humbur të afërmit e tyre por gjithashtu i bashkohet edhe dhimbjes së popullit polak që ka humbur një pjesë të elitës së tij drejtuese."- u shpreh kryeministri rus. Ndërsa presidenti rus, Dmitri Medvedev, e shpalli ditën e hënë një ditë zie kombëtare në Rusi pas vdekjes në katastrofën ajrore të presidentit polak Lech Kaczynski. Lajmi u dha në një fjalim në televizion rus drejtuar popullit polak.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›