Rusi Urrejtje ndaj te huajve dhe antisemitizem
4 nentori dite pushimi ne Rusi. Festohet dita e unitetit kombetar. Por clirimi i Rusise nga pushtuesit polake ne shekullin e 17-te kujtohet vetem qe prej pese vjetesh. Nje date qe sipas deshires se Kremlinit duhet te bashkoje qytetaret e vendit. Por kjo nuk ka sukses. Pothuajse tradicionalisht ne kete dite demonstrojne ne Rusi nacionalistet dhe ekstremistet e djathte kunder te huajve dhe imigracionit.
Nen shiun e imet rreth 6.000 pjesemarren marshojne ne lagjen e zymte moskovite Ljublino. Ne pallatet me parafabrikate te fundit te viteve 80 banojne shume imigrante me orgjine josllave.
Nder dhe lavdi Rusise. Ky eshte marshi rus. Ne do te fitojme. Rruga drejt shendetit eshte nacionalsocializmi. Imigranti i huaj eshte okupator i paligjshem - keto fjale therret turma por me pas vijne fjale edhe me te renda Vrisni vrisni.
Nje nga pjesemarresit perpiqet te qetesoje Ndal mjaft tani jepini fund. Me pas ata therrasin Rusia per ruset Evropa per te bardhet. Te bie ne sy numri i madh i te rinjve ne radhet e pjesemarresve. Ata mbajne maska ose kaska.
Jo vetem antisemitizem por edhe urrejtje e paster per te huajt
Sot po mbajme nje demonstrim paqesor. Por ne jemi te gatshem ne cdo kohe te rrembejme armet. Kjo ende nuk eshte reale. Por heret ose vone ne do tu drejtohemi metodave te paligjshme. Ne do te kryejme nje permbysje dhe do te debojme pushtetin cifut.
Nuk shprehet vetem antisemitizem por edhe urrejtje e paster per te huajt. Keshtu njerezit nga Kaukazi cilesohen me percmim si te zinj. Ata dhe njerez nga Azia Qendrore jane te rrezikuar ne Rusi dhe shume shpesh bien viktima te dhunes raciste. 82 viktima te tilla u shenuan ne Rusi gjate vitit 2009. Vetem ne Moske 39 vete rane viktima te sulmeve raciste.
Ne duam te clirojme Mosken nga te zinjte. Ata vrasin femijet tane me droga. do dite shohim ne televizion se si vdesin femijet tane nga lendet narkotike. Kete nuk duam ta tolerojme me. Ne do ta clirojme Mosken prej tyre.
Duam te clirojme Mosken nga te zinjte
Urrejtje ndaj te huajve dhe antisemitizem keto nuk shkojne ne pamjen qe duan te percjellin mediet shteterore ruse. Ne pjesen me te madhe heshtet plotesisht per dhunen raciste dhe problemi i neonazismit fshihet. Levizja kunder imigracionit te paligjshem eshte kthyer ne nje vater per te gjitha organizatat radikale te djathta dikur te ndaluara. Me parulla populiste ajo nxit dhunen per te huajt ne vend dhe jo vetem kaq sipas te dhenave te qendres anti-fashiste ne Moske SOWA pjesetare te kesaj levizjeje jane te perfshire ne shume vrasje me sfond racist.
Ne nje dite te tille si ajo e unitetit kombetar te vjen pa dashje ne mendje nje krahasim nderkohe qe ne marshin rus nacionalistet dhe ekstremistet e djathte mund te brohorasin pa pengese parulla urrejtjeje per te huajt dhe antisemite aktivistet per te drejtat e njeriut vazhdojne te luftojne per te drejten e tyre te tubimit dhe shprehjes se lire te mendimit.
Autor Stephan Laack / Eliana Xhani
Redaktor Pandeli Pani