Rusi, bie ndjeshëm inflacioni

Ngadalësohet inflacioni në Rusi duke rënë në nivelin më të ulët që prej 12 vjetësh. Në mars kjo dukuri ka rënë në 6.5 përqind, ndërsa në shkurt ishte në 7.2%.
Lajmin e ka bërë të ditur Zyra Federale e Statistikës, përmes një komunikate për shtyp të transmetuar nga agjencitë e lajmeve. Në bazë mujore është regjistruar një rritje e cmimeve prej 0.6 përqind.
Sipas analistëve, rënia e inflacionit në Rusi vjen si pasojë e forcimit të valutës lokale rublo, që i ka bërë importet më ekonomike.