E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi denohet rivali i Putin

Një prej figurave kryesore të opozitës ruse, Alexei Navalny, u shpall fajtor për mashtrim financiar dhe përballet me mundësinë e dënimit me disa vite burgim, në përfundimin e një procesi të shikuar gjerësisht si politikisht të motivuar.

Gjykatësi Sergei Blinov, në leximin e verdiktit, këtë të enjte, tha se “provat e paraqitura në gjykatë ishin të mjaftueshme për të arritur në përfundimin se Navalny kishte përfituar shuma të rëndësishme nga mashtrimi i një kompanie të lëndëve drusore”. I pandehuri, i bërë i njohur nga blogjet opozitare si një prej kundërshtarëve kryesorë politikë të Putinit, e konsideroi këtë vendim si politikisht të motivuar. Njëkohësisht, dënimi do ta pengojë atë që të konkurrojë në zgjedhjet lokale për Bashkinë e Moskës, në muajin shtator. Tashmë mbetet të shihet se çfarë qëndrimi pritet të mbajë gjykata, e cila mund të dënojë Navalnyn maksimalisht me gjashtë vite heqje lirie. Navalny, i cili u bë një figurë tepër e njohur në protestat mbarëkombëtare kundër parregullsive në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2012, në të shkuarën ka akuzuar pushtetin e Moskës dhe gjyqësorin si “molla më e kalbur” e shtetit rus. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›