Rusi merr jete Bashkimi Euroaziatik

Presidentët e Rusisë, Biellorusisë dhe Kazakistanit kanë firmosur të premten një dokument, që shënon nisjen e fazës së Bashkimit Euroaziatik.
Projekti në fjalë, i propozuar pak kohë më parë nga kryeministri rus Vladimir Putin, u nënshkrua në selinë e Kremlinit, në Moskë.
Projekti i Putin synon krijimin e një komuniteti të ri ekonomik në ish-hapësirën sovietike brenda vitit 2015, sipas modelit të BE-së.
Muajin e kaluar Rusia nënshkroi një marrëveshje për tregëtinë e lirë me shtatë ish-republika sovietike, duke cuar në zero taksat për importin dhe eksportin e të gjitha mallrave.
Marrëveshja u firmos midis kryeministrit Putin dhe përfaqësuesve të Ukrainës, Bjellorusisë, Kazakistanit, Armenisë, Kirgizstanit, Moldavisë dhe Taxhikistanit.
Uzbekistani, Azerbajxhani dhe Turkmenistani pritet t’i bashkohen marrëveshjes në fund të vitit.
Putin u shpreh se, heqja e taksave doganore do të lejojë ekonominë e përbashkët të të gjithë vendeve që të jetë më konkurruese.
Ndërsa analistët vlerësuan se, më domedhënëse në këtë marrëveshje ishte përfshirja e Ukrainës, e cila më parë kishte nënshkruar plane të tilla vetëm me vendet e Bashkimit Europian.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Pogradec, procedim penal ndaj edukatores
Për helmimin e tre fëmijëve
Prova e radhës e presidentit
Fier, qarku me dy kryetarë
SHBA vlerësojnë zhvillimet politike
Gjyqtarët: Jo presioneve