E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, merret peng djali i bosit te naftes

I biri 19 vjecar i Mikhail Stavski, nenpresident i kompanise ruse te naftes “Rosneft”, eshte rrembyer ne Moske.

Pengmarrja eshte bere me 13 prill, por vetem sot mediat kane publikuar lajmin. I riu, sipas burimeve, eshte bllokuar tek dalja e shkolles nga nje grup personash te panjohur, qe e kane detyruar te hipe ne nje makine.

Sipas informacioneve te fundit, Stavskit i eshte kerkuar per lirimin e te birit nje shperblim prej 50 milione eurosh.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›