E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, rrezohet avioni ushtarak i tipit SU-24

Nje avion ushtarak rus i tipit “SU-24” eshte rrezuar sot ne rajonin e Rostovit, ne Rusi.

Lajmin e bejne te ditur agjencite ruse, sipas te cilave per fat te mire dy pilotet kane shpetuar pasi kane arritur te leshohen me parashute ne kohen e duhur.

Per shkak te incidentit, i dyti i te njejtit tip avioni brenda pak ditesh, komanda e forcave ajrore ka urdheruar pezullimin e te gjitha fluturimeve te “SU-24”.

Diten e merkure nje avion i ketij tipi u rrezua ne toke ne rajonin e Murmanskut dhe edhe ne kete rast, pilotet u detyruan te hidheshin me parashute.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›