E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi sulmi terrorist 5 viktima

Një person i armatosur qëlloi me breshëri, në mënyrë në dukje rastësore, në një rrugë qëndrore të qytetit rus të Belgorodit duke vrarë pesë persona, midis të cilëve edhe një vajzë 14-vjeçare, informoi agjensia “RIA Novosti” ditën e hënë.

Agresori qëlloi për vdekje tre persona brenda një dyqani dhe dy kalimtarë, përpara se të largohej me shpejtësi me një automjet nga vendngjarja. Një makinë e braktisur “BMW” u gjet më pas nga policia në një lokalitet pranë Belgorodit. Arsyeja që çoi në këtë sulm terrorist nuk është e qartë, ndërsa ekzistojnë dyshime se atentatorët mund të kenë qenë dy.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›