E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, të paktën 25 viktima nga zjarret

Temperaturat e larta deri në 40 gradë Cesius, të pazakonta për Rusinë, kanë shkaktuar zjarre në zonat pyjore, të cilët u përhapën edhe më shumë pas një ere të fortë që filloi dje pasdite. Zjarri ka prekur një sipërfaqje prej 866km2, afërsisht e barabartë me sipërfaqjen e Berlinit.

Kryeministri rus, Vladimir Putin ka udhëtuar në rajonin e Nizhni Novogorodit, ku së paku 540 shtëpi janë djegur nga zjarri ku premtoi që qeveria do të dëmshpërblejë për dëmët e shkaktuar nga zjarret.

Nga ana tjetër, Presidenti Dmitri Medvedev, i bëri thirrje sot ushtrisë për të luftuar kundër këtyre zjarreve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›