Rusia Ekstradimi i But ne SHBA i paligjshem

Rusia e ka cilesuar si te paligjshem dhe te pajustifikueshem ekstradimin nga Tajlanda ne SHBA i te dyshuarit per tregti armesh Viktor But.
Ministria e jashtme ruse permes nje deklarate tha se duke ekstraduar Viktor Butin qeveria tajlandeze ka leshuar pe para nje presioni amerikan te paprecedente.
SHBA-te e akuzojne Butin nje ish oficer i forcave ajrore sovjetike se ka trafikuar arme qe nga vitet e 90-ta per diktatoret dhe per grupet terroriste ne Afrike Amerike Jugore dhe ne Lindjen e Mesme.
But ka mohuar akuzat duke thene se ai udheheq nje biznes te ligjshem te ngarkesave.
But eshte larguar nga Bangkoku me nje aeroplan special amerikan pak kohe pasi qeveria tajlandeze ra dakort me vendimin e gjykates per dergimin e tij ne SHBA.
Ai eshte arrestuar ne vitin 2008 ne Bangkok pas nje operacioni ne te cilin u perfshine agjente te fshehte amerikane.
Nese gjykohet ne SHBA ai mund te denohet me burgim te perjetshem.