Rusia: Lëshohen 2 predha balistike nga Mesdheu, Izraeli: Test!
RUSIA- Ministria e Mbrojtjes e Rusisë është shprehur se radarët e saj kanë regjistruar dy predha balistike, të cilat ishin lëshuar drejt pjesës lindore të Mesdheut, nga pjesa qendrore e detit.
Agjencitë ruse të lajmeve e kanë cituar një zëdhënës që ka thënë se lancimi ishte bërë sot në mëngjes dhe se objektet ishin indetifikuar nga sistemi i alarmimit të hershëm në Armavir, në pjesën jugore të Rusisë.
Izraeli ka pranuar lëshimin predhave balistike të cilat janë lëshuar drejt pjesës lindore të Mesdheut. “Lëshimi i raketave ka qenë një test i përbashkët me SHBA”, ka sqaruar ministri izraelit i Mbrojtjes.
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur luftanije në Mesdhe, në kuadër të përgatitjeve për aksion të mundshëm ushtarak kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad, në Siri.
(e.m/BalkanWeb)