E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia: Mbi një mijë sulme kibernetike, synonin infrastrukturën zgjedhore ruse –

Kreu i autoritetit zgjedhor të Rusisë tha të dielën se më shumë se 1,000 sulme kibernetike janë regjistruar ditët e fundit, të cilat kanë synuar infrastrukturën zgjedhore ruse.

Sipas tij këto janë sulme DDoS (sulme të Shpërndara të Mohimit të Shërbimit), të cilat përfshijnë mbingarkesën e një sistemi me trafik interneti, duke bërë që ai të mos jetë në gjendje të funksionojë normalisht.

“Kohët e fundit, më shumë se 1,000 valë sulmesh DDoS janë regjistruar kundër infrastrukturës në Rusi të përfshirë drejtpërdrejt në procesin zgjedhor”, tha kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Rusisë, Ella Pamfilova.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›