E Martë, 3 Nëntor 2026

Rusia: Parandaluam një sulm ukrainas me gaz toksik në rajonin e Zaporizhia

Rusia pretendon se ka penguar një sulm me gaz toksik në rajonin e Zaporizhias nga Ukraina.

“Një përpjekje e shërbimeve sekrete ukrainase për të kryer një sulm në rajonin e Zaporizhia duke përdorur ekuivalentin e një agjenti toksik ushtarak BZ sipas klasifikimit të NATO-s u parandalua”, njoftoi shërbimi rus i sigurisë FSB.

Sipas Rusisë, agjentët toksikë të sekuestruar në këtë operacion “përdoren për prodhimin e armëve kimike të shkatërrimit në masë dhe janë projektuar në SHBA”.

Autoritetet ruse kanë nisur një hetim për sulmin dhe prodhimin e armëve të shkatërrimit në masë dhe tre shtetas ukrainas janë arrestuar.

Rajoni i Zaporizhia është një nga katër rajonet e Ukrainës, së bashku me Kherson, Donetsk dhe Luhansk që Rusia njoftoi se do t’i aneksonte në vitin 2022, megjithëse ato nuk kontrollohen plotësisht nga ushtria ruse./ CNN.gr

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›