E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rusia akuzon Ukrainën për bombardime të reja të centralit bërthamor

Autoritetet e instaluara nga Rusia në qytetin ukrainas të Enerhodar akuzuan të martën trupat ukrainase se kanë bombarduar edhe një herë territorin e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, tha agjencia ruse e lajmeve TASS.

Autoritetet e qytetit thanë se dy predha shpërthyen pranë një ndërtese magazinimi të karburantit të konsumuar në fabrikë, shtoi agjencia.

Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar në mënyrë të përsëritur njëra-tjetrën për sulmin ndaj termocentralit më të madh bërthamor në Evropë, i cili do të vizitohet këtë javë nga një mision i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

rtsh.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›