Rusia blen dy luftanije nga Franca

Presidenti francez Nikolas Sarkozi tha se Rusia do të blejë të paktën dy luftanije franceze.
Zyra e presidentit francez në një deklaratë tha se presidenti rus Dimitri Medvedev e ka informuar Sarkozin me vendimin për blerjen e dy luftanijeve të tipit Mistral.
Mistral mund të bartë deri në 16 helikopterë dhe një sasi të automjeteve të blinduara.