E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia bombardon me raketa në Ukrainë, të paktën 5 të vdekur dhe 10 të plagosur

Një sulm i ri i përgjakshëm u regjistrua në Ukrainën juglindore, duke intensifikuar shqetësimet për sigurinë e civilëve në zonat e shkatërruara nga lufta.

Bombardimi me raketa ruse vrau sot pesë civilë në qytetin e Dnipros dhe plagosi më shumë se 24 të tjerë, sipas zyrtarëve ukrainas.

“Këta ishin civilë që thjesht po ngisnin makinat e tyre. Njerëz që shkonin në punët e tyre dhe ktheheshin në shtëpitë e tyre, te familjet”, tha Ministri ukrainas i Infrastrukturës, Oleksiy Kuleba, në një postim në aplikacionin Telegram.

Sipas zyrës së prokurorit, sulmi dëmtoi infrastrukturën dhe objektet kritike, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi shkallën e dëmit.

Të paktën dhjetë persona të plagosur u dërguan në spitale, me gjendjen e tyre të përshkruar si të qëndrueshme, tha guvernatori rajonal Oleksandr Gandza.

Megjithatë, një nga të plagosurit, një burrë 40-vjeçar, më vonë ndërroi jetë nga plagët e marra.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›