E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia bombardon portin e Odesës

Ushtria ruse ka goditur një objekt magazinimi karburanti dhe një rafineri në portin ukrainas të Odesës.

Objekt i sulmit ishte edhe një anije në jug të portit që transportonte furnizime për ushtrinë ukrainase. Lajmi u konfirmua sot nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Reuters nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur pretendimet e ministrisë.

Pamje nga ky sulm janë publikuar në rrjetet sociale, por nuk ka informacione për viktima.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›