Rusia dërgon 3 avionë bombardues me rreze të gjatë në Siri

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se në Siri janë dërguar 3 avionë bombardues me rreze të gjatë.
Në një deklaratë me shkrim nga ministria thuhet se në bazën ajrore Himeymim që i përket Rusisë në qytetin Latakia të Sirisë janë dërguar 3 avionë bombardues “Ту-22М3” me rreze të gjatë.
“Këto lloj avionësh vendosen për herë të parë në bazën ajrore Himeymim. Avionët do të kryejnë trajnime në rajonet gjeografike të reja gjatë fluturimeve në hapësirën ajrore mbi Mesdhe. Avionët pas trajnimeve do të kthehen në aeroportet në Rusi”, theksohet në deklaratë.
Më tej, në deklaratë vihet në dukje se pista në bazë është gati dhe se baza mund të pranojë lloje të ndryshme të avionëve./AA