E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Rusia dhe Ukraina duhet të bëjnë lëshime”/ Rubio: E vështirë të negociosh për paqe, në mes të një lufte të vazhdueshme

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio pas takimit të G7 të mbajtur në Quebec, ka zhvilluar një konferencë për mediat. I ndalur tek situata në Ukraina, Rubio ka nënvizuar se ka arsye për optimizëm për marrëveshjen e armëpushimit, megjithatë nënvizon se “nuk do të jetë e thjeshtë.

“SHBA beson se është pranë fundit të luftës, por ka ende shumë për të bërë”, shtoi ai.

I pyetur përsëri se sa kohë duhet të pajtohet Putini për armëpushimin, Rubio përgjigjet: “Pyetja nuk është se sa kohë, por a po shkojmë në të vërtetë drejt një armëpushimi, apo kjo është një taktikë vonese?” “Është shumë e vështirë të negociosh paqen e qëndrueshme në mes të një lufte të vazhdueshme”.

Rubio rithekson se “e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund kësaj lufte është përmes një procesi negociatash”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›