Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer trupa të ushtarëve të rënë, në kuadër të marrëveshjeve të Stambollit, konfirmuan zyrtarë nga të dy vendet.
Deputeti i Dumës Shtetërore të Rusisë, Shamsail Saraliev, tha se Rusia ka marrë mbetjet e 31 ushtarëve nga Ukraina si pjesë e shkëmbimit.
“U zhvillua një shkëmbim 31 me 1.000. 31 trupa të të vrarëve u kthyen në Rusi”, tha Saraliev.