Rusia fut ish-kampionin botëror të shahut, Geri Kasparov në listën e ‘terroristëve’

Rusia, të mërkurën, shtoi ish-kampionin botëror të shahut, Geri Kasparov në listën e “terroristëve dhe ekstremistëve”.
Emri i tij u shtua në listën e “terroristëve dhe ekstremistëve” në faqen e internetit të Shërbimit të Monitorimit Financiar të Federatës Ruse (Rosfinmonitoring).
Kasparov, një shtetas rus, babai i të cilit është hebre dhe nëna armene, u bë kampion bote në shah në vitet 1985-2000. Kasparov, i cili përfundoi karrierën e tij në shah në 2005, ishte i përfshirë në lëvizjet e opozitës politike kundër presidentit rus, Vladimir Putin.
Më pas filloi të jetonte jashtë vendit dhe mori nënshtetësinë kroate në vitin 2014. Duke kritikuar Putinin në fillimin e luftës në Ukrainë, ai bëri thirrje për “mbështetje ushtarake të Ukrainës kundër Rusisë”. Kasparov u shtua në listën e “agjentëve të huaj” në Rusi më 20 maj 2022.
/rtsh.al/