E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia i vendosultimatum Ukrainës:Me BE ose me ne

MOSKË- Presidenti rus, Dimirti Medvedev paralajmëroi Ukrainën se është koha të vendosë nëse do të mbajë lidhje të ngushta me fqinjin e saj Rusinë, apo do të ndjekë integrimet drejt Bashkimit Evropian.

“Ju nuk mund të jeni kudo. Ose këtu, ose atje”,- tha Medvedev një konferencë për mediat.

“Aspiratat evropiane do ta bëjnë më të vështirë për Ukrainën që t’i bashkohet bllokut doganor, të cilin po e ndërton Rusia së bashku me Kazakistanin dhe Bjellorusinë’’,- tha Medvedev.

Që nga ardhja në pushtet, presidenti ukrainas Viktor Janukovic, ka tentuar të mbajë një marrëdhënie të balancuar, duke kërkuar përmirësimin e marrëdhënieve me Moskën, por duke ndjekur edhe lidhje më të ngushta me Evropën.
(e.m/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›