E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia ndalon importimin e perimeve nga BE

Rusia ka ndaluar dhe importimin e perimeve të freskëta nga të githa vendet e Bashkimit Evropian në vijim të epidemisë vdekjeprurëse të shkaktuar nga bakteri “E Coli 0104”.

“Vendimi hyn në fuqi prej mëngjesit të së enjtes”, ka deklaruar kreu i agjencisë së mbrojtjes së konsumatorëve, Gennady Onishchenko.

“Perimet e importuara tashmë nga BE do të sekuestrohen në të gjithë Rusinë”, shtoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›