Rusia ne epoken e akullnajave

Në kryeqytetin rus, Moskë, temperatura më e ulët është minus 26 gradë. Por kjo duket shumë pak krahasuar me minus 41 gradë në Novosibirsk, një prej qyteteve kryesore të Siberisë, ose -52 gradë në Jakuzia, në ekstremin Veri-Lindor.
Numërohen 56 viktima, 722 të goditur nga hipotermia. Tubat e ujit dhe të ngrohjes janë bllokuar. Një i ftohtë i jashtëzakonshëm, 10 apo 20 gradë më pak se mesatarja në këtë stinë, vazhdon prej nëntë ditësh dhe parashikohet të zgjasë deri të mërkurën, duke shënuar një rekord në këto 50 vitet e fundit.
Kjo video, e publikuar në Youtube, po bën xhiron e botës. Është -41 gradë në Novosibirsk. Një djalë i ri hedh ujë të përvëluar nga ballkoni, i cili shndërrohet në akull pak para se të prekë tokën.
Mjafton që temperaturat të bien në minus 35 gradë dhe një makinë nuk funksionon më, ndaj në shumë zona të mbërthyera nga i ftohti, shumë rusë po mbajnë ndezur makinat e tyre përgjatë natës.
Gjatë këtyre ditëve, rusët janë këshilluar të qendrojnë më shumë brenda, por nëse do t’u duhet të dalin të mbulojnë duart, veshët dhe hundën. Të shpeshta kanë qenë rastet e urgjencës për ata, që kanë menduar të ngrohen me vodka.
Madje, ka patur nga ata që, si pasojë e alkoolit, janë plandosur në dëborë dhe në mungesë të ndihmës së shpejtë kanë humbur jetën pas 15 minutash, të ngrirë.