Rusia nënshkruan marrëveshje me rajonet separatiste gjeorgjiane
Rusia nënshkroi marrëveshje miqësie dhe bashkëpunimi me rajonet separatiste të Gjeorgjsië, Osetinë Jugore dhe Abkazinë.
Presidenti rus
Dmitri Medvedev i nënshkroi dokumentet dhe u zotua që vendi i tij do
t'i mbrojë këto rajone. Ai po ashtu paralajmëroi se ajo që ai e cilësoi
agresion të mëtejshëm të Gjeorgjisë, do të çonte tek "një katastrofë në
shkallë rajoni".
Sot më parë, Ministri i Jashtëm i Rusisë e kritikoi me forcë vizitën në Gjeorgji të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jap de Hup Shefer dhe të një delegacioni të Aleancës. Në një deklaratë, udhëtimi cilësohej si "anti-rus" dhe thuhej se ai tregonte që NATO-ja vazhdon të udhëhiqet nga ajo që ajo e cilësoi "mënyrë e të menduarit sipas stilit të Luftës së Ftohtë".
Dje, zoti Shefer tha se rruga për pranimin
Gjeorgjisë në NATO është plotësisht e hapur, por shtoi se Gjeorgjia
duhet më parë të zbatojë reformat e nevojshme demokratike. Presidenti
gjeorgjian Mihail Sakashvili më vonë e njohu Parlamentin e vendit me
një sërë reformash të nevojshme për ta afruar vendin e tij me
standartet e NATO-s. //rd//