E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rusia nis sulmin e ri, Kievi aktivizon mbrojtjen ajror

Shpërthime të forta janë regjistruar gjatë orëve të para të së enjtes (18 maj) në Ukrainë. Rusia ka nisur një tjetër sulm në Kiev, duke e çuar këtë të fundit në aktivizimin e mbrojtjes ajrore.

“Shpërthime të shumta kanë ndodhur në kryeqytet, në rrethet Darnytskyi dhe Dniprovskyi. Shërbimet e urgjencës janë në rrugë për në zonat e prekura,” tha kryetari i bashkisë së Kievit Vitaliy Klitschko në Telegram. Shpërthime të tjera u raportuan në rrethin Desnianskyi.

Administrata ushtarake e qytetit të Kievit tha se mbrojtja ajrore e kryeqytetit u aktivizua, duke rezultuar në rënien e mbeturinave në lagjen Darnytskyi, të cilat shkaktuan një zjarr. 

Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacione për viktimat apo shkallën e dëmit.

“Të dhënat për viktimat dhe dëmet janë duke u përditësuar. Qëndroni në strehëzat tuaja derisa të përfundojë alarmi për sulm ajror!“, u shpreh  kreu i administratës ushtarake të qytetit Serhiy Popko, raporton CNN.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›