E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rusia pezullon furnizimin me gaz, Kryeministri i Bullgarisë: Një shkelje e rëndë e kontratës

Kryeministri bullgar Kiril Petkov e konsideron një “shkelje të rëndë të një kontrate aktuale” ndërprerjen e gazit në Poloni dhe Bullgari, nga gjigandi rus i energjisë Gazprom.

Në një postim në rrjete sociale  Petkov thotë se ka biseduar për situatën në fjalë me kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis.

Ai shkruan se Bullgaria dhe Greqia do të vazhdojnë të punojnë së bashku për sigurinë dhe diversifikimin e energjisë duke theksuar se do të jetë me “rëndësi strategjike për të dy vendet dhe rajonin”.

Gjiganti rus i energjisë Gazprom ka ndaluar eksportet e gazit në Poloni dhe Bullgari pasi vendet refuzuan kërkesën e Moskës për të paguar furnizimet në rubla.

/rtsh.al/

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›