E Martë, 3 Nëntor 2026

Rusia po përgatitet për konflikt me NATO-n – Estonia: Mund të ndodhë brenda dekadës

“Rusia ka zgjedhur rrugën e një konfrontimi afatgjatë dhe Kremlini me siguri po parashikon një konflikt të mundshëm me NATO-n brenda dekadës së ardhshme”. Kështu u shpreh kreu i agjencisë së inteligjencës së Estonisë Kaupo Rosin.

Ai theksoi se ky vlerësim vjen pas synimeve ruse për të dyfishuar numrin e forcave të pozicionuara përgjatë kufirit të saj me anëtarët e NATO-s, duke përfshirë Finlandën, Estoninë, Lituaninë dhe Letoninë.

Zyrtarë të ndryshëm perëndimorë kanë ngritur gjithashtu shqetësime rreth kërcënimit ushtarak të Rusisë ndaj vendeve të krahut lindor të NATO-s dhe kanë bërë thirrje që Evropa të forcojë mbrojtjen e saj duke u riarmatosur.

“Është i pamundur një sulm ushtarak nga Rusia një kohë afatshkurtër, – tha Rosin, duke theksuar se Moskës i duhet të mbajë trupat ushtarake edhe në Ukrainë. Estonia dhe shtetet e tjera baltike kanë rritur shpenzimet ushtarake në mbi 2%, që kur Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014 ndërsa aleatët e NATO-s kanë rritur praninë e tyre në ato vende.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›