Rusia s’heq dorë nga plani për vendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi, reagon SHBA: Bota po përballet me rrezikun më të madh
Rusia nuk heq dorë nga plani për vendosjen e armëve taktike bërthamore në Bjellorusi, duke nënshkruar një marrëveshje me aleatin e saj për ruajtjen e armëve bërthamore në një ndërtesë të veçantë, e cila parashikohet të përfundojë muajin tjetër.
Reuters shkruan se plani për “Vendosjen Bërthamore”, i pari që bëhet jashtë kufijve rus që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, u njoftua më 25 mars nga Vladimir Putin, në një intervistë me televizionin shtetëror rus.
Ende është e paqartë se ku do të vendosen konkretisht armët bërthamore ruse në Bjellorusi, e cila kufizohet me tre vende anëtarë të NATO-s, Poloninë, Lituanitë dhe Letoninë.
Ndërkohë, traktati i nënshkruar nga Bashkimi Sovjetik për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore thotë se asnjë fuqi bërthamore nuk mund të transferojë armë ose teknologji bërthamore, në një vend që nuk disponon diçka të tillë në arsenalin e vetë.
Por lejon që armët të vendosen jashtë kufijve të saj, me kusht që të kontrollohen nga vendi posedues. Megjithatë, SHBA thotë se bota po përballet me rrezikun më të madh bërthamor që nga kriza e raketave kubaneze në vitin 1962, por Moska thotë se qëndrimi i tyre është keqinterpretuar.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
