E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia sulmon me dron zyrën e kreut të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës

Një dron rus i tipit Shahed ka goditur ndërtesën e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) në Kiev, në një sulm që autoritetet ukrainase e konsiderojnë veçanërisht të rëndë për shkak të objektivit të goditjes.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se droni ishte drejtuar drejtpërdrejt drejt zyrës së kreut të SBU-së, Oleksandr Poklad duke e cilësuar sulmin si një tentativë për atentat ndaj drejtuesit të shërbimit ukrainas të inteligjencës.

“Droni ishte drejtuar drejtpërdrejt në zyrën e kreut të SBU-së në këtë ndërtesë”, tha ai.

Lideri ukrainas bëri të ditur se ka urdhëruar Pokladin të përgatisë një kundërpërgjigje ndaj Rusisë, e cila, sipas tij, duhet të jetë “adekuate, e ndjeshme dhe, nëse është e mundur, simetrike”.

“Ushtria jonë do ta mbështesë këtë përgjigje”, shtoi ai, pa dhënë detaje se çfarë forme mund të marrë kundërpërgjigjja.

Sulmet me dronë Shahed janë bërë pjesë e rëndësishme e fushatës ajrore ruse kundër Ukrainës, ndërsa Kievi ka paralajmëruar vazhdimisht se do t’u përgjigjet goditjeve ruse me sulme ndaj objektivave ushtarake dhe të sigurisë brenda territorit rus.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›