Rusia trazon tregjet botërore, largimi nga marrëveshja sjell një valë të re çmimesh në rritje

Çmimet globale të ushqimeve po rriten, një muaj pas largimit të Rusisë nga marrëveshja për lejimin e kalimit te sigurt të anijeve që transportonin grurë nga portet ukrainase.
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) tha të premten se indeksi global i çmimeve të ushqimit u rrit në korrik me 1.3% krahasuar me të njejtën periudhe te një muaj më parë – duke shënuar rritjen e dytë radhazi pas një vit çmimesh ne rënie të qëndrueshme që nga arritja e marrëveshjes së grurit.
Ndërkohe indeksi mujor, i cili mat një sërë mallrash ushqimore – i cili ndodhej në rënie me 12% krahasuar me korrikun e 2022 – me vendimin i Rusisë për t’u tërhequr nga marrëveshja i është rikthyer rritjes se çmimeve te drithërave dhe vajit të lulediellit.
Marrëveshja e negociuar nga OKB dhe Turqia u rinovua tre herë, por Rusia kishte kërcënuar edhe me herët se do të tërhiqej, duke argumentuar se ishte penguar eksportimi i produkteve të saj.
Muajin e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin u shpreh se qëllimi kryesor i marrëveshjes ishte furnizimi me grurë për vendet në nevojë, gjë që nuk është arritur.
Sipas Kombeve të Bashkuara Ukraina deri tani është eksportuesi më i madh i vajit të lulediellit, me 46% të eksporteve botërore.
Sulmet ruse në infrastrukturën portuale të Ukrainës që nga rënia e marrëveshjes së grurit po krijojnë një situate tre paqëndrueshme.
Të dy vendet japin kontribut të rëndësishëm në furnizimet globale.
Gazetar: Artur Mata
/RTSH/