Russell Crowe nderohet në Itali
Aktori Russell Crowe ka marrë një çmim prestigjioz para premierës së filmit të tij më të fundit, “Man Of Steel”, në Festivalin e filmit Taormina.
Australiani është nderuar me çmimin Taormina Arte në edicionin e 59-të të evenimentit italian të filmit.
“Kjo është hera ime e parë në Sicili, ndërsa ju menjëherë po më jepni një çmim. Duhet të vi më shpesh”, ka deklaruar 49-vjeçari në italisht, bën me dije The Hollywood Reporter.




