E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ryshfetet, tendence per implikimin e policeve

Arrestimet e efektivave blu nuk kane munguar gjate muajve te fundit. Dali Hakorja, oficer i Sherbimit te Kontrollit te Brendshem, u vu ne pranga nga policia, pasi u akuzua si i perfshire ne nje afere pronash. Po Hakorja u la i lire me pas nga Gjykata e Larte. Nderkaq, pak kohe me pare, ka rene ne prangat e policise, Gavrosh Sejdini, oficer ne Policine e Elbasanit. Ai u arrestua nga agjentet e Sherbimit te Kontrollit te Brendshem, i akuzuar per fshehje te provave te krimit. Nderkohe ne Sarande, eshte vene ne pranga Fatmir Mecani, i cili ishte shefi i te paraburgosurve per favorizim te te denuarve. Nje hetim i SHKB-se ka bere te mundur arrestimin e agjentit te rolit baze, pasi kishte tentuar te fuste sende te palejueshme ne qeli. Nderkohe qe, pak kohe me pare, kane nisur punen per hetimin e efektivave te Policise Rrugore dhe te Kufirit. Gjate hetimeve jane zbuluar rastet e korrupsionit ne radhet e agjenteve te policise. Inspektoret e kesaj drejtorie ne dikasterin blu, kane zbardhur vazhdimisht skandale te permasave te medha per korrupsion ne radhet e uniformave blu. Qindra agjente policie, kryesisht kontrollore kufiri dhe police rrugore jane akuzuar per mitmarrje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›