E Diel, 1 Nëntor 2026

“S’ mund ta veshësh bashkiakun me pushtet dhe të mos e largosh”, Albatros Rexhaj: Votuesi, të ketë mundësi të largojë kryetarin!

Analisti Albatros Rexhaj ka komentuar reformën Territoriale, duke argumentuar se qytetarët duhet të kenë mundësi t’i largojnë nga detyra përmes një mekanizmi të drejtpërdrejtë.

Ai tha se e kupton qeverinë që nuk delegon kompetencat e kryebashkiakëve, duke theksuar se për një proces të tillë duhet të përcaktohen rregulla të qarta.

Rexha përmendi edhe një model të përdorur në Kosovë, ku qytetarët kanë iniciuar procedura për largimin e kryetarëve nga detyra. Sipas Rexhës, nuk mund t’i jepen kompetenca një kryebashkiaku pa ekzistuar një mekanizëm për largimin e tij nga detyra.

“ Zgjedhja më e mirë është të përdoret modeli që votuesi vetë të largojë kryebashkiakun që kanë pakënaqësi. E mirëkuptoj qeverinë që nuk delegon kompetencat e kryebashkiakëve, sepse duhen rregullat. Qytetari e nis, votohet dhe largohet nga detyra, është përdorur disa herë në Kosovë edhe pse ka dështuar. Nuk mund ta vesh dikë me pushtet dhe nuk e largon dot nga detyra. Gjykata Kushtetuese tha jo për heqjen e kryetarit.”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›