E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’ka integrim të Ukrainës, "pa lirimin e Tymoshenkos"

Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë paralajmëruar Ukrainën se nuk mund të integrohet në BE, për aq kohë sa ish-kryeministrja Yulia Tymoshenko mbetet në burg.

Blloku 27-anëtarësh i ka ngrirë negociatat me Ukrainën mbi marrëveshjen e asociimit dhe tregtinë e lirë, pas dënimit të Tymoshenkos me shtatë vjet heqje lirie.

Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukovic, ka thënë në Bruksel se zgjedhjet parlamentare të tetorit do të qetësojnë shqetësimet e BE-së në lidhje me kursin demokratik të Ukrainës, si dhe “do të qartësojnë rrugën për integrim të plotë të të dyja palëve”.

Tymoshenko është dënuar në tetor të vitit të kaluar, për shkak të, siç është thënë, “shpërdorimeve me detyrën zyrtare”.

Perëndimi thotë se rasti është i motivuar politikisht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›