E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SANREMO – Benigni: Elon Musk votoi për Giorgian në X dhe ajo do të fitojë!

SANREMO, 14 shkurt /ATSH-ANSA/ – E dini kush po na shikon? Vetë Elon Musk, tha sonte humoristi i madh italian, Roberto Benigni, i ftuar në natën e katërt të Sanremos.

”Ai është vërtet i interesuar për Italinë, mund ta imagjinoni edhe nëse nuk shikoni Sanremon. Ai është vërtet i interesuar. Ai tashmë ka votuar për fituesin në X. Giorgia. Ajo ishte atje vitin e kaluar dhe një vit më parë, dhe më dëgjoni, ajo do të jetë për disa vite. Unë e njoh muzikën”, shtoi Benigni, i cili ishte në skenë me prezantuesin Carlo Conti.

“Musk thotë ose Romën ose Marsin, Trump dëshiron Ligurian”, tha më tej me shaka Benigni.

”Musk është i fuqishëm, shumë i pasur, kërkon të pushtojë Italinë, do pushtet në Itali, po përgatit Marshimin në Romë duke thirrur ose Romën ose Marsin”, vijoi Benigni në fjalimin e tij në skenën e Sanremos.

“Por jo vetëm ai, pasi edhe Trump po ndjek Sanremon, ai dëshiron ta bëjë sërish të madhe, ai e ndjek atë nga Mar-a-Lago, ai dëshiron që Vasco Rossi, Mina, Celentano, ta bëjnë përsëri Sanremon të madhe. Ai do të gjithë Ligurian, pas Groenlandës, si shtetin e 53-të të SHBA-së”, vijoi Benigni me humor.

Benigni i bëri gjithashtu një homazh presidentit italian, Sergio Mattarella.

”Dy vjet më parë në këtë skenë ishte presidenti Mattarella… Të emocionosh një president  është një ndjenjë që të hyn në trup dhe shpirt, sepse ai është një person i jashtëzakonshëm”, tha Benigni.

”President, ne jemi gjithmonë pranë fjalëve tuaja, ne e njohim veten dhe nuk kemi dëgjuar kurrë një fjalë nga ju që të mos jetë e vërtetë. Jemi krenarë që përfaqësohemi prej jush, për dinjitetin dhe humanizmin tuaj”, theksoi Benigni në sallën ”Ariston”.

“Me ju është i gjithë solidariteti i popullit italian”, tha Carlo Conti, në një mbështetje të hapur ndaj fjalëve të Benignit./  a.jor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›